Kosova

Hoxhaj: Vota për PDK-në është votë për shtetin e Kosovës

Zëvendëskryetari i PDK – së Enver Hoxhaj  me një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se fushata parazgjedhore në veri të Kosovës është dëshmi e shtrirjes së sovranitetit dhe zbatimit të Kushtetutës e ligjeve në tërë territorin e Republikës së Kosovës.  Ai ka shkruar se PDK – së është e vetmja  parti që njeh Kosovën shtet i pavarur

Postimi i plotë:

Fillimi i fushatës parazgjedhore në katër komuna në veri të Kosovës është dëshmi e shtrirjes së sovranitetit dhe zbatimit të Kushtetutës e ligjeve të Kosovës në këtë pjesë të vendit. Besoj që ky proces të shkojë mirë, të jetë demokratik dhe qytetarët e këtyre komunave të zgjedhin lirshëm dhe pa presion kryetarët e tyre. E veçanta e këtyre zgjedhjeve është se vetëm PDK, nga të gjitha subjektet politike pjesëmarrëse, e njeh ekzistencën e shtetit të Kosovës. Prandaj, vota për PDK-në është votë për shtetin e Kosovës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.