Kosova

Hoxhaj thumbon Bahtirin në Mitrovicë: Kryetari i pasur që e shndërroi Mitrovicën në komunën më të varfër

Kandidati për kryeministër i PDK’së, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka treguar se ka vizituar lagjen Bair të Mitrovicës dhe fshatin Kçiq. 

Ndërkohë, Hoxhaj ka thënë për Bahtirin se kreu i Mitrovicës e ka shndërruar Mitrovicën në  komunën më të varfër. 

“Edhe qytetarët e Mitrovicës u lanë anash nga kryetari i tyre i pasur që e shndërroi këtë vend në komunën më të varfër”, ka shkruar Hoxhaj. 

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të tij:

Nga Bairi dhe Kçiqi, me anëtarët e PDK-së diskutova për planin e Rimëkëmbjes, i cili do ta nxjerr Kosovën nga kriza në ekonomi, shëndetësi, rend dhe ligj, politikë të jashtme e arsim, të cilat u rrënuan që nga 6 tetori i vitit 2019. Edhe qytetarët e Mitrovicës u lanë anash nga kryetari i tyre i pasur që e shndërroi këtë vend në komunën më të varfër. 

Anëtarët e PDK-së, strukturat e partisë, gjithnjë kanë qenë dhe janë të vetëdijshme për sfidat e punëve e vendimeve të mëdha, si në të kaluarën ashtu edhe në të ardhmen. Kosoves i duhen njerëz të guximshëm e punëtorë!

Emrat e listës tonë, që përfaqësojnë vlera kombëtare, patriotike e demokratike, do ta rimëkëmbin vendin nga neglizhenca e keqeverisja e vitit të fundit.