Gjeopolitikë

Hoxhaj takon delegatin apostolik, kërkon njohjen nga Selia e Shenjtë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot nunin apostolik të Vatikanit për Kosovë, Monsinjor Jean-Marie, me të cilin kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Vatikanit.

Hoxhaj në një postim në Twitter tha se Vatikani ka qenë gjithmonë mbështetës i madh i pavarësisë së Kosovës, ndërkaq theksoi se tani kur Kosova është në përmbyllje të shtetndërtimit, njohja nga Vatikani është e domosdoshme.

“Diskutim i shkëlqyeshëm me nunin apostolik të Vatikanit për Kosovën, Monsinjor Jean-Marie. Vatikani është mbështetës i madh i pavarësisë së Kosovës, ndërsa tani kur jemi në përmbyllje të shtetndërtimit njohja nga Selia e Shenjtë është e domosdoshme”, ka shkruar Hoxhaj.