Kosova

Hoxhaj se bën hesap Haradinajn, përmend vetëm Jakup Krasniqin e Bislim Zyrapin

Zëvendëskryeministri në largim, Enver Hoxhaj, ka reaguar në Facebook pas ftesës që ka marrë Jakup Krasniqi dhe Bislim Zyrapi nga Gjykata Speciale në Hagë.

Hoxhaj nuk ka përmendur fare Ramush Haradinaj, duke dhënë kështu mbështetjen e tij vetëm për Krasniqin dhe Zyrapin.

Hoxhaj thotë se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, dhe se nuk mund të barazohet agresori me viktimën.

Postimi i plotë:

“Ka vetëm një krim që ka ndodhur në Kosovë.
Ka vetëm një agresor.
Ka vetëm një palë viktimë.
Ka vetëm një popull që ka luftuar për liri e pavarësi.
Ka vetëm një UÇK që ka bërë luftë të drejtë.

Dje, sot dhe nesër jemi me Jakup Krasniqin e Bislim Zyrapin të cilët do ta dëshmojnë, si përherë, pastërtinë e luftës.
Nuk ka barazim të krimeve të agresorit me viktimën”.

Enver Hoxhaj5

Ka vetëm një krim që ka ndodhur në Kosovë. 
Ka vetëm një agresor.
Ka vetëm një palë viktimë.
Ka vetëm një popull që ka luftuar për liri e pavarësi.
Ka vetëm një UÇK që ka bërë luftë të drejtë. …Shiko më shumë