Kosova

Hoxhaj reagon pas deklaratave të ministrit serb: Diskursi shovinist s’ka vend në institucionet e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit serb në Qeverinë e Kosovës, duke paralajmëruar shkarkimin e tij nga pozita në qeveri.

Hoxhaj tha se diskursi fashist i Listës Sere është cinizëm dhe hipokrizi politike, si dhe njëherësh përpjekje për fshehje të së vërtetës dhe mohim të krimeve të kryera nga Qeveria e Serbisë ndaj popullit të Kosovës.

Hoxhaj tha se kushdo që zhvillon diskurs të tillë fashist nuk ka vend në qeveri apo në institucionet e tjera të Kosovës.

“Diskursi fashist i përfaqësuesve të Listës Serbe, është cinizëm dhe hipokrizi politike. Është përpjekje për fshehje të së vërtetës duke mohuar krimet shtetërore të Serbisë dhe politikën e spastrimit etnik të 1999-ës.

Është injorim i dhunës shtetërore kundër popullit të Kosovës dhe krim i dyfishtë ndaj viktimave. Kushdo që zhvillon diskurs të tillë shovinist, duke mos i parë viktimat e masakrës së Reçakut si njerëz në kuptimin e plotë të fjalës, nuk ka vend në Qeverinë dhe institucionet e Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në reagimin e tij përmes Facebookut. 

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483