Kosova

Hoxhaj: Qeveria e sotme ka lëkundur besimin e qytetarëve të Kosovës në BE

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar sot me rastin e Ditës së Evropës duke thënë se edhe ky vit e gjen Kosovën pa liberalizim të vizave, pa status të kandidatit dhe pa rrugë të qartë për të ardhmen evropiane.

Tutje, Hoxhaj ka thënë se Qeveria e sotme ka lëkundur besimin e qytetarëve të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe ka dëmtuar shumë herë progresin e arritur.

”Edhe 9 maji i vitit 2021, Dita e Evropës, e gjen Kosovën pa liberalizim të vizave, pa status të kandidatit dhe fatkeqësisht, pa rrugë të qartë për të ardhmen evropiane. Qeveria e sotme, Opozita e dikurshme, ka lëkundur besimin e qytetarëve të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe ka dëmtuar shumë herë progresin e arritur”.

”Po ashtu, edhe vetë BE-ja është vonuar në përmbushjen e premtimeve dhe obligimeve karshi qytetarëve të Kosovës, posaçërisht në liberalizimin e vizave”.

”Kosova nuk ka tjetër alternativë dhe duhet të mbetet e përkushtuar në orientimin e saj evropian, por edhe Evropa duhet të tregohet serioze dhe e angazhuar në plotësimin e obligimeve ndaj qytetarëve tanë”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Facebook.

Edhe 9 maji i vitit 2021, Dita e Evropës, e gjenë Kosovën pa liberalizim të vizave, pa status të kandidatit dhe…

Posted by Enver Hoxhaj on E diel, 9 Maj 2021