Kosova

Hoxhaj: PDK do të angazhohet për përfshirjen e të rinjëve në nivele të larta politike

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, është pritur në një takim të madh me Rininë Demokratike të Kosovës në Therandë. 

Nga Theranda, Enver Hoxhaj tha se PDK në qeverinë e ardhshme do të angazhohet intensivisht që rinia të jetë sa më e përfshirë në vendimmarrje.

“PDK do të angazhohet intensivisht që rinia të jetë sa më e përfshirë në vendimmarrje duke mundësuar nivele sa më të larta të përfaqësimit të të rinjve në të gjitha nivelet politike në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkohë ka treguar se të rinjëve të Suharekë iu tha se ka mbetur pak kohë deri në fitoren e madhe të PDK-së.

“Tubim i madh e mobilizues me Rininë Demokratike në Therandë. U thashë se ka mbetur pak kohë deri në fitoren e madhe të PDK-së. Tejet i kënaqur me interesimin e tyre për ta lëvizur PDK-në përpara në funksion të zhvillimit të shtetit. PDK do të angazhohet intensivisht që rinia të jetë sa më e përfshirë në vendimmarrje duke mundësuar nivele sa më të larta të përfaqësimit të të rinjve në të gjitha nivelet politike në Kosovë. #EnverHoxhaj4 #PDK112”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook, ku ka shpërndarë edhe shumë fotografi të tubimit. /Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.