Kosova

Hoxhaj në Washington: Dialogu të përmbyllet këtë vit me njohje

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë qëndrimit në Washington, D.C., ka takuar zëvendës-drejtorin e lartë për Evropë John Erath dhe drejtorin për Çështje Evropiane, William Berkley të Këshillit për Siguri Kombëtare të ShBA-së.

Gjatë këtij takimi, Hoxhaj ka njoftuar zyrtarët e NSC për zhvillimet në Kosovë, ecurinë e dialogut dhe gatishmërinë e Kosovës për mbarëvajtje të dialogut. Ka theksuar se marrëveshja finale duhet ta sjellë njohjen e ndërsjellë dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.
Sipas Hoxhajt, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të Evropës janë kyçe për suksesin e këtij dialogu final, pasi që nuk mund të ketë marrëveshje të zbatueshme dhe afatgjatë pa mbështetjen e këtyre vendeve.