Kosova

Hoxhaj në 13-vjetorin e pavarësisë për Thaçin e Veselin: Me zemër e mendje jemi te liderët e Kosovës

Kreu në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka uruar 13 vjetorin e pavarësisë duke kujtuar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli e ish-presidentin Hashim Thaçi.

Hoxhaj në Facebook ka thënë se sot kur festojmë 13 vite shtetësi, me zemër e mendje jemi me liderët e Kosovës për të cilët thotë se ndodhen padrejtësisht në Hagë. 

“Për 13 vite me radhë, Hashim Thaçi e Kadri Veseli punuan çdo ditë për zhvillimin e shtetit dhe mirëqenien e qytetarëve. Çdo moment të jetës së tyre ia kushtuan përmbushjes së amanetit të dëshmorëve për liri e pavarësi. Këtë premtim do të vazhdojmë ta mbajmë dhe ta jetësojmë çdo ditë si Parti Demokratike, pasardhëse e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sot Kosova është më e mirë sesa para 13 vitesh. Partia Demokratike do të jetë gardiani i vlerave demokratike sot dhe përgjithmonë. Për qytetarët. Me qytetarët. Urime Dita e Pavarësisë 💙”, ka shkruar ai.

Sot kur festojmë 13 vite shtetësi, me zemër e mendje jemi me liderët e Kosovës që padrejtësisht gjenden në Hagë. Për 13…

Posted by Enver Hoxhaj on E martë, 16 Shkurt 2021