Tjera

Hoxhaj: Mos ti besojmë iluzionit se njohja e shtetit të Kosovës është çështje e kryer, sepse…

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka deklaruar se çfarë thotë kryeministri, Avdullah Hoti, dhe kolegët e tij nga LDK-ja është një perceptim se njohja e ndërsjellë e Kosovës do të ndodhë e se është  çështje e kryer, çështje e kohës e temë e mbyllur që nëse ndodhë në dimër, ndodhë në pranverë.

“Ky është ai vizioni i shpresës, që edhe unë duke qenë gjatë në Qeveri, e kemi kultivuar, por në situatën në të cilën jemi është më serioze se sa mund të mendojmë. Kemi pasur pritje që vera e vjeshta mund të jetë faza e fundit e dialogut, deri tek marrëveshja e Washington-it, por gjërat nuk po shkojnë kështu. Iu kisha lut që të mos i besojmë këtij iluzioni, se s’ka të bëjë me atë kush është në Qeveri, apo në opozitë, por ky iluzion mund ta dëmtojë vendin.

Këto tri interpelanca që janë thirrur, realisht e kanë një emërues të përbashkët, një hegjemoni të re serbe në raport me Kosovën dhe rajoni dhe mendoj se kjo kërkon përgjigjen tonë si deputet, e jo të flasim për dialogun, siç kemi folur ndoshta para 10 viteve, pasi tani situatë krejt tjetër”, tha Hoxhaj, transmeton Kosova.inf.

Ai deklaroi se të tri temat realisht e kanë një ‘kryefjalë ‘të përbashkët, se a ka kapacitet ky vend me u përballë me një ri-ngritje të re të Serbisë në rajon.