Kosova

Hoxhaj: LVV e LDK kanë një kulturë të ikjes së përgjegjësive

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka komentuar rreth mos marrëveshjeve që po ndodhin në mes të Vetëvendosjes dhe LDK-së për krijimin e qeverisë, ku ka thënë se në mes tyre, përpos mosbesimit, ka edhe një kulturë të ikjes nga përgjegjësia.

Hoxhaj, ka thënë se ngërçi i krijimit të qeverisë në Kosovë po vjen nga partia e parë dhe e dytë, të cilët po kanë një kulturë të ikjes së përgjegjësisë.

“Përpos mosbesimit që kanë partitë që po negociojnë për krijimin e qeverisë, kanë edhe një kulturë të ikjes së përgjegjësisë”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka thënë se Kosova nuk ka shkuar në zgjedhje për të shkuar sërish në zgjedhje.

“Nuk kemi shkuar në zgjedhje më 6 tetor që të ketë tash sërish zgjedhje. Vendin e presin tema të shpejta, përpos atyre temave të mëdha. Ndër to është edhe miratimi i buxhetit, e që nga 1 marsi mund të hyjmë në krizë të plotë financiare.”, ka thënë Hoxhaj.Ai gjithashtu, tha se përgjegjësia kryesore për krijimin e qeverisë është e Lëvizjes Vetëvendosje.