Kosova

Hoxhaj kërkon përkrahje nga ambasadori francez për marrëveshjen finale me Serbinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj sot ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Francës, Didier Chabert.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë Hoxhaj, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

Nga ky i fundit, Hoxhaj ka kërkuar përkrahje që marrëveshja me Serbinë të përmbyllet me njohje dhe anëtarësim në OKB, transmeton Telegrafi.

“Bisedë e këndshme me ambasadorin francez në Kosovë, Didier Chabert për një sërë temash politike në vend dhe Ballkan. Theksova nevojën e një përkrahje sa më të madhe për ta përmbyllur dialogun me njohje dhe anëtarësim në OKB. E falendërova për mbështetjen e madhe të Francës”, ka shkruar Hoxhaj.

Ditëve të fundit, zëvendëskryeministri Hoxhaj ka zhvilluar takime edhe me ambasadorë tjerë. 

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483