Kosova

Hoxhaj: Goditje e rëndë për Kosovën nëse zgjedhet ish-spiuni rus si raportues për dialogun në KE

Zgjedhja e ish-spiunit rus si raportues i dialogut Kosovë-Serbi në Këshillin Evropian, do të ishte goditje e rëndë për Kosovën.

Kështu ka thënë zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili përmes në shkrimi në Twitter ka thënë se kjo zgjedhje është shumë e rëndësishme për Ballkanin.

“Sot, Këshilli Evropian mund të zgjedh në mes të një ish-spiuni rus ose një anëtari të respektuar të Bundestagut që të jetë raportues për Kosovën. Kjo zgjedhje është shumë e rëndësishme për Ballkanin. Të zgjedhësh një agjent të GRU’së në një pozitë të tillë, do të ishte goditje e rëndë kundër vlerave edhe mandatit të Këshillit Evropian.”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published.