Kosova

Hoxhaj flet për marrëdhëniet me Amerikën: Liria dhe pavarësia, jetësim i mbështetjes nga SHBA

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh edhe zëvendëskryetar i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka shpërndarë fotografi të tij me personalitete të njohura politike të SHBA-së. 

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes rrjetit social Facebook, ka shkruar se liria dhe pavarësia e Kosovës janë jetësim i aspiratave të qytetarëve nga brenda dhe projektim e mbështetje e Shteteve të Bashkuata të Amerikës.

Fotografitë e publikuara, ku shihen, Matthew Palmer, Bill Clinton, Madeleine Albright, e shumë të tjerë, Enver Hoxhaj ka thënë se portretizojnë orientimin politik që PDK do ta ndjekë për të ruajtur dhe thelluar marrëdhëniet me SHBA-në.

Ky është shkrimi i plotë i Enver Hoxhajt në Facebook:

Liria dhe pavarësia e Kosovës janë jetësim i aspiratave të qytetarëve nga brenda dhe projektim dhe mbështetje e Shteteve të Bashkuara nga jashtë. Kosova është vendbashkim i demokratëve dhe republikanëve, është populli dhe shteti më proamerikan në botë. Prandaj, këto fotografi portretizojnë orientimin politik që do të ndjekim për të ruajtur dhe thelluar me çdo kusht marrëdhëniet e përjetshme me SHBA-në. EH