Kosova

Hoxhaj: Duhet ta pezullojmë taksën

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, pas takimit me delegacionin amerikan, tha se taksa po shkakton probleme për politikën e jashtme, dialogun dhe marrëdhëniet e Kosovës me Amerikën.

Si rrjedhojë e kësaj, Hoxhajt theksoi se tarifa duhet suspenduar, gjë të cilën e kanë kërkuar edhe delegacioni amerikan gjatë vizitës në Kosovë.

Sipas Hoxhajt delegacioni amerikan nuk sheh ndonjë vit më historik ku mundësia e marrëveshjes është më e madhe.

Ai me tutje ka theksuar se Aleksandar Vuçiq u ka thënë amerikanëve e evropianëve se është i gatshëm ta njohë Kosovën. 

“Presidenti serb u ka thënë amerikanëve e evropianëve se marrëveshja finale duhet të përfshijë njohje të ndërsjelltë”. 

Si mund të arrihet deri tek marrëveshja finale e njohja e ndërsjellë, deklaron Hoxhaj, është një pyetje që ende nuk ka përgjigje, mirëpo vullneti i Vuçiqit është që kjo të arrihet.