Kosova

Hoxhaj: Asociacioni paralelisht me ulësen në OKB

Për zv.kryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj, nuk është më rëndësi se kush e udhëheq dialogun me Serbinë, por, siç ka deklaruar ai më rëndësi do të jetë se  cili është epilogu i këtij dialogu.

Këto komente, Hoxhaj I ka bërë në Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike.

Ai ka theksuar se qëndrimi I tij është se themelimi i asociacionit të komunave serbe, duhet të shkojë paralelisht me ulësen në OKB.

“Sa i përket OKB-së dhe formimit të asociacionit të komunave serbe, qëndrimi im ka qenë gjithmonë, dhe është se do duhej një model i marrëveshjes, që asociacionin ta integronim në një marrëveshje më të madhe, që do i normalizonte marrëdhëniet Kosovë-Serbi”, ka thënë Hoxhaj, duke shtuar se themelimi I AKS, duhet të shkojë paralelisht me ulësen në OKB.

Sa I përket platformës, Hoxhaj, ka veçuar se Qeveria e ka tërheq platformën, dhe në këtë tryezë temat e folura ka qenë dialogu Kosovë-Serbi.

“Do të ishte absurde nëse nuk do mund të merreshim vesh për një platformë që do dërgohej në Kuvend , dhe e cila do duhej të miratohej nga deputetët”, ka thënë Hoxhaj, duke shtuar se duhet të jemi ma të vëmendshëm rreth epilogut të dialogut, sesa asaj se kush po shkon në dialog me Serbinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.