Kombëtare

Hoxha: Nisma Socialdemokrate do të shkojë e vetme në zgjedhje të parakohshme parlamentare

Fotografia e Fazli Hoxha

Fazli Hoxha kryetar i NISMA –s në Gjakovë, njëherë këshilltar në MPMS, në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se Nisma duhet shkojë e vetëm në këto zgjedhje, dhe pas zgjedhjeve të jetë e hapur për koalicione.

Postimi i plotë:

Nisma Socialdemokrate në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare do të duhej të shkojë e vetme, pa hyrë në koalicion parazgjedhor. 

Angazhimi i madh i anëtarësisë, kryetarëve të degëve, forumit të gruas dhe atij rinor, dhe udhëheqjes në qendër, e bën Nismën një parti të fuqishme e cila nuk e ka problem kalimin e pragut zgjedhor, sepse Nisma do të jetë parti përcaktuese për formimin e institucioneve të reja.

Dy muajt e fundit ka pasur me mijëra aderime në Nismën Socialdemokrate, kjo lë për të kuptuar se Nisma duhet ecën vetë në këto zgjedhje, dhe tek pas zgjedhjeve të jetë e hapur për koalicione.

Nisma Socialdemokrate po fuqizohet çdo ditë e më shumë.

Shihemi në zgjedhje!