Kosova

Hoxha: LDK e ka shansin sot t’i përmirësojë gabimet, megjithëse personalisht jam për zgjedhje të reja

Elvis Hoxha, anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje ka shkruar para takimit të sotëm në mes të Albin Kurtit e Isa Mustafës se LDK-ja e ka sot shansin që t’i përmirësojë gabimet. Hoxha megjithatë thotë se është për zgjedhje të reja.

Hoxha ka shkruar në Facebook se në Kosovë është duke ndodhur emancipimi i votuesit e se me hyrjen në politikë të Lëvizjes Vetëvendosje, shoqëria në vend është gjendur para betejës me ndërgjegjen.

Në ditën kur pritet që të ndodhë një nga takimet më të rëndësishme LV – LDK që pas gjashtë tetorit, Hoxha ka shkruar se votuesit nuk e dinë që Vetëvendosje ka qenë forca e rezistencës për sovranitet. LDK sipas tij e ka rastin që sot t’i përmirësojë gabimet.

Hoxha ka thënë se ai është që të shkohet në zgjedhje të reja përsëri, ku shton se aty një pjesë e votuesve të LDK-së do të lirohen prej shefave që vetëm e kanë ulur vlerën e kësaj partie.

“Lulëzimi i Kosovës në këtë fazë varet prej emancipimit të votuesit të LDK-së. Votuesi i LDK-së duhet të kuptojë se Isa nuk është Vjosa, se Luta nuk ka lidhje me Rugovën, se Agim Veliu nuk i ngjan aspak Fehmi Aganit.

Se me këta emra po shkojnë drejt asgjësimit të ndonjë të vërtete historike pas së cilës mbahen. E kur të zgjohen nga gjumi do të zbulojnë të vërtetën e hidhur se nuk janë partia më e madhe që prej dy vitesh. E kur të zgjohen nga gjumi, do ta kuptojnë se me kreun e tyre politik kanë përdorur të bijën e Rugovës për me sjell Thaçin president.

Për mua që jam për zgjedhje të reja, pra për emancipimin e votuesit, zbehja e mëtejshme e LDK-së është shumë e vlefshme në vazhdim. Por, nëse mendoj që edhe qeverisja VV-LDK do të kishte epërsinë e një përparimi në kuptimin ekzekutiv, do të ishte mirë qe presioni i kryesisë të vendosej nga ana e koalicionit me fuqinë e rezistencës dhe jo reaksionit”, ka shkruar ai, transmeton Kosova.info.

Postimi i plotë:

Elvis Hoxha

Emancipimi i votuesit në Kosovë po ndodh. Natyrisht që nuk mund të ndodh kurrsesi ai i inkriminuesve të institucioneve dhe as ai i mercenarëve mediatikë që u sherbejnë. Me hyrjen në politikë të LV-së, shoqëria e Kosovës u gjend para betejës me ndërgjegjen e vet. Dhe si zakonisht, përkundër Republikës se Shqipërisë, Kosova mori pjesë në ndërgjegjësimin e saj shumë më shpejt.
A mund të përparonim më shpejt? Po! Nëse do të kishim patur parti politike me qëndrim ideologjik, me pr…Shiko më shumë

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.