Hovenier për propozimin e BE-së: SHBA beson se nuk ka marrëveshje më të mirë në këtë moment

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Geoffrey Hovenier, ka vlerësuar se propozimi i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sjell përfitime reale, praktike, politike dhe ekonomike.

Hovenier kujtoi se palët e pranuan atë propozim dhe shtoi se zbatimi i tij do të diskutohet gjatë fundjavës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen në Ohër më 18 mars dhe pritet që të dy liderët të bien dakord për krijimin e një udhërrëfyesi për zbatimin e propozimit evropian.

“Duhet të jem i qartë, SHBA beson se nuk ka marrëveshje më të mirë në këtë kohë. Ky është një hap i rëndësishëm përpara,” tha Hovenier në një konferencë shtypi në Prishtinë.

Go to TOP