Kosova

Hoti zotohet të mos ia negociojë kufijtë Kosovës

Kryeministri Avdullah Hoti, ka dhënë zotimin se nuk do t’ia negociojë kufijtë Kosovës, gjatë fazës së re të dialogut me Serbinë, së cilës i është dhënë start të premten në video-Samitin e Parisit, nikoqirë të të cilit ishin presidenti francez, Emanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. E ka thënë këtë përpara dy udhëheqësve të shteteve kryesore të Bashkimit Evropian.

Gjatë fjalimit të tij nëpërmjet një videolidhjeje, Hoti ka përmendur tri parime, i pari nga të cilët është ruajtja e integritetit territorial.

“Integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i panegociueshëm, meqenëse është premisa kryesore që qëndron në themel të Republikës së Kosovës dhe mbi të cilën ajo mbështetet fuqishëm”, ka thënë Hoti. “Çdo shkelje e këtij parimi bie ndesh me parimet dhe vlerat themelore të BE-së. Prandaj edhe është e papranueshme”.

Ai ka lexuar edhe dy parime të tjera, shkruan KOHA Ditore.

“Organizimi kushtetues i Republikës së Kosovës nuk mund të preket, pasi që ai garanton funksionimin demokratik të autoriteteve, barazinë në përfaqësim dhe mishëron parimin e shtetit qytetar, jo të organizuar sipas linjave etnike. Prandaj, ndërhyrja në karakterin unitar të Republikës së Kosovës do të ishte mënyra më e lehtë për të çfunksionalizuar shtetin e Kosovës dhe për ta bërë atë të paqëndrueshëm. Kjo nuk mund të ndodhë”, është parimi i dytë. “Marrëveshja me Serbinë duhet të jetë plotësisht në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës, pasi që kjo është e vetmja mënyrë për t’i dhënë legjitimitet një marrëveshjeje të tillë”, është i treti.

urime Samiti u ka shërbyer udhëheqësve të të dyja vendeve vetëm për t’i paraqitur pozicionet e moçme.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.