Kosova

Hoti: Zgjedhjet e parakohshme -zgjidhja për të dalë nga kriza

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka theksuar se zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja e vetme për të dalë nga gjendja aktuale, dhe se tryezat e tilla kanë një qëllim tjetër se të dakordohemi si ta nxjerrim vendin nga kriza.

Pas tryezës së partive politike, Hoti, ka thënë se qeveria nuk ka shumicën, Kuvendi nuk është funksional, dhe se vendi është në krizë të thellë.

“Presim që partitë të arrijnë dakordim për datë të zgjedhjeve, nëse jo, ne do vazhdojmë me rrugë kushtetuese për ta rrëzuar këtë qeveri. Ky vendim nuk merret në konferenca, por merret në Kuvend, përndryshe qëndron platforma e 2011-ës që e mandaton qeverinë për ta udhëhequr dialogun”, ka thënë Hoti.

Ndërkaq, Arbërie Nagavci, nga LVV-ja, ka thënë se subjekti I saj politik, e konsideron të gabueshme idenë e tryezave të tilla politike, në raport me zgjedhjet që duhet të organizohen në vend.

“LVV-ja, në asnjë moment nuk është frikësuar nga dialogu, ne frikësohemi nga Thaçi, dhe këtë qeveri sesa të dëmshme janë për vendin. Një person që ka nënshkruar marrëveshje që shkelin Kushtetutën, duhet të mbajë përgjegjësi për detyrat e vjetra, e lëre më të merret me detyra të reja”, ka thënë Nagavci.

Sipas saj, këto tryeza i shkojnë për shtati vetëm kësaj qeverie.

Në anën tjetër, Ilir Deda, nga Alternativa, e ka quajtur të pafalshëm humbjen e 53 milionë eurove të buxhetit të Kosovës.

“53 milonëshi është i pafalshëm, është për keqardhje në çfarë pike ka arritë shteti i Kosovës, që 20 vite pas luftës me ndodhë një vjedhje e buxhetit të Kosovës”, ka thënë Deda, duke shtuar se kushdo që shkon në bisedime si p.sh, Thaçi, shkon me emrin e tij personal, dhe çka merret ai vesh atje nuk i tregon Kuvendit.

“Kuvendi me 2/3 duhet ta mandatojë negociatorin e dialogut. Nuk e dijmë a do bëhet, sepse janë disa tryeza të partive politike”, ka përfunduar Deda.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.