Kosova

Hoti tha se nuk do të bëhet autostrada e Dukagjinit, Gashi: Ty nuk të votoi as fshati yt

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti deklaroi sonte se projekti i Autostradës së Dukagjinit nuk do të jetësohet në qeverisjen e një koalicioni të mundshëm LDK dhe VV.

Sipas tij ky projekt është i dështuar dhe në vend të saj qytetarët e asaj ane do të përfitojnë nga zgjerimi i rrugës aktuale.

Lidhur me këtë ka reaguar zv/ministri në detyrë i Financave, Fatmir Gashi.

Gashi tha se Dukagjini është shumë më i madh se sa fshati i Hotit, i cili nuk e ka votuar dhe se duhet vetëm njohuri elementare ekonomike për ta kuptuar se sa gabim e ka.

Reagimi i plotë:

Abdullah, Rrafshi i Dukagjinit është shumë më i madh se fshati juaj, i cili nuk ju votoi!

Keqardhje ndaj qasjes tashmë edhe deklarative të z.Abullah Hoti, ndaj Autostradës së dukagjinit!

Duhen njohuri vetëm elementare ekonomike për ta kuptuar se sa gabim e ka.

Nëse z.Hoti deklarimin e sontëm e ka pasur politik e jo profesional, atëherë është e turpshme të merret fatin e rrafshit të dukagjinit, një njeri i cili votat politike zgjedhore i ka humbur edhe në fshatin e tij të lindjes!

Duke ruajtur minimumin e respektit për njohuritë ekonomike tuajat, vërtet jam i befasuar nga personi yt. Në këtë kontest me plot kompetencë po jua sqaroi juve dhe mendësisë tuaj se Autostrada e Dukagjinit, është dashur të ndërtohet e para në Kosovë. Autostrada e dukagjinit ka arsyeshmëri ekonomike dhe sociale të argumentuar.

Unë e kuptoi se ju dhe partia juaj përkundër rezulatit në nivel qendror, keni shënuar rënie votash në dukagjin e posaçërisht në Pejë përderisa AAK është rritur ndjeshëm, por mos harroni, mjaftueshëm keni marrë votë sa për të mos dalur kundër këtij projekti, që është zhvillimor dhe ndikon tepër në ekonomi, biznes, ndërmarrësi dhe lehtësira të shumta! Pra nuk është veç asfalt!

z. Hoti, mos harroni edhe njëherë, Kur Peja dhe dukagjini flasin për zhvillim, ekonomi, biznes, komunat tjera duhet të mbajnë shënime.

z.Abdullah Hoti, të siguroi se Aleanca me 14 deputetët e vet do të punoi fort dhe Autostrada do të ndodhë, qoftë edhe pa dëshirën tënde! Po, sepse Autostrada e Dukagjijit nuk ka qenë premtim elektoral i qeverisë Haradinaj.

Fatmir Gashi – zv/Ministër në detyrë i Financave

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.