Kosova

Hoti: Të shfrytëzohet ky momentum për zgjidhje përfundimtare me Serbinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në Munih të Gjermanisë, atje ku sot u nënshkrua marrëveshja për hapjen hekurudhore Kosovë-Serbi, atë ajrore e autostradat, foli për marrëveshjet dhe dialogun me Serbinë.

Hoti, megjithatë, nuk i quajti marrëveshje por “zotime ose letra qëllimi që kanë dy shtete mes vete”.

Hoti tha se “Janë tri gjëra që duhet t’i kemi parasysh”.

“Një, ta vlerësojmë rolin e shtuar të SHBA-së, këtë duhet ta kemi parasysh në mënyrë që të bëhet presioni i nevojshëm në Serbi për të shkuar drejt zgjidhje përfundimtare. Dy, letrat e nënshkruara, janë në interes të Kosovës. Dy shtete fqinje nënshkruajnë letra qëllimi ku shfaqin objektivat për lidhje më të mirë infrastrukturore mes vete. Tre, ne do të bëjmë gjithçka që qeveria e re të merr plotësisht përsipër agjendën e dialogut që qeveria e kaluar e ka injoruar plotësisht”, tha Hoti për DW, transmeton Koha.net.

Sipas Hotit, ato që janë nënshkruar sot s’janë marrëveshje po letra qëllimi, ose zotime që kanë dy vende mes vete për të siguruar linjë infrastrukturore.

Hoti tha se duhet shfrytëzuar ky momentum, për të shkuar drejt zgjidhjes përfundimtare me Serbinë, gjithmonë duke respektuar parimet për të mbrojtur sovranitetin e integritetin.

“Duhet të arrijmë marrëveshje përfundimtare me Serbinë e cila e bën konfliktin me Serbinë të pamundshëm, që i bie, qëllim final ta ketë njohjen reciproke”, tha ai.

Hoti tha se taksa duhet të hiqet, të ruhet sovraniteti, e ajo qasje që ka Serbia ndaj Kosovës ta ketë edhe Kosova ndaj saj.

“Duhet të vihet reciprociteti”, tha Hoti.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483