Kosova

Hoti: Sot u arrit marrëveshja, nesër votohet qeveria e pasnesër nisin reformat

Anëtari i kryesisë dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook ka thënë se Sot u arrit marrëveshja, nesër votohet qeveria e pasnesër nisin reformat.

Ai thotë se do të angazhohen që të fuqizojnë shtetin e Kosovës.

“Sot u arrit marrëveshja. Nesër votohet qeveria. Pasnesër nisim reformat ekonomike, arsimore e shëndetësore, si dhe për fuqizim të rendit e ligjit për të gjithë njësoj. Si partner i barabartë qeverisës do të angazhohemi shumë që të fuqizojmë shtetin e Kosovës, ushtrinë e Kosovës, pozitën e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare. Do të avancojmë miqësitë me partnerët tanë, do të punojmë në normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët tanë. Na priftë e mbara”, ka shkruar Hoti.

Vetëvendosje e LDK-ja sot kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit qeverisës, derisa nesër pritet të votohet “Qeveria Kurti”.