Hoti: S’kemi bashkëpunim normal as me Shqipërinë, jologjike që Kurti të fitojë përsëri me gjithë këto mashtrime

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se Kryeministri Albin Kurti veç që nuk ka marrëdhënie të mira me ndërkombëtarët, por nuk ka bashkëpunim normal as me Shqipërinë.

‘’Kemi ardhë deri në pikën që sot nuk kemi bashkëpunim normal as me Shqipërinë, nuk ka komunikim normal që kryeministri i Kosovës me kryeministrin e Shqipërise në baza ditëroe kurdo që ka ndonjë çështje duhet të jetë në gjendje të diskutojnë. I ik takimit, i iku Samitit që u mbajt në Tiranë. Ne nuk ishim prezent për t’ preznatuar projketet tona’’, tha Hoti, në Click në RTV 21.

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se koha e ka dëshmuar se Kurti e ka humbur besimin e qytetarëve si pasojë e mashtrimeve të tij.

‘’Nuk ka logjikë që ky person me gjithë këto mashtrime të marrë besimin e qytetarëve përsëri. Koha i ka dëshmu këta njerëz që në shumicën e punëve kanë dështu’’, ka thënë Hoti.

Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria Kurti krenohen se janë rritur të hyrat, por janë rrit edhe çmimet e produkteve bazë.

Hoti ka shtuar se qeveria Kurti, kohë pas kohë marrin vendime të qeverisë për të nda nga 100 uro ndihmë që është e rëndësishme për familjet që i marrin, por që sipas tij, nuk e zgjedh fare problemin.

”Por inflacioni në shportën e konsumit të familjes sepse ti blenë një herë në 3 4 muaj 6 muaj ose një herë në vit blen disa mallra që kanë inflacion të ulët por çdo ditë blenë ushqime. Inflacioni në këto produkte ka qenë 50 -100%. Pra të ardhurat reale janë degradu janë ulë dukshëm, asnjë veprim nuk e marrin. Në vend që me i indeksu pagën në sektorin publik me i indeksu së paku penzionet dhe asistencën sociale për normën e inflacionit. Ca bajnë këta dalin e krenohen që na u kanë rritë të hyrat. Po si janë rritë të hyrat janë rritë çmimet, si rezultat janë rritë vlerat e TVSH-së që ti ke mbledhë si qeveri edhe kohë pas kohë marrin vendime të qeverisë për të nda nga 100 uro ndihmë që është e rëndësishme për familjet që i marrin që nuk e zgjedh fare problemin”, ka thënë Hoti.

Ish-kryeministri Avdullah Hoti duke kritikuar qevrinë Kurti për punën e saj ka thënë se qytetarët e Kosovës, sot pagujnë ndoshta 1.5 deri në 2 përqind më shtrenjtë kreditë që i marrim për shkak të neglizhencës së Qeverisë.

”Bashkë me të atëherë kemi bërë përgatitjet që të bëjmë vlerësimin kreditor të Kosovës, që është vlerësim që e bëjnë kompanitë ndërkombëtare të kreditimit të ekonomisë në mënryë që vendit ë ketë mundësi të dalë në tregjet ndëkombëtare për të huazu, ende sot në 2024 po i mbaron mandati kësaj qeverie as mendja nuk iu ka shku që Kosova duhet kry një vlerësim kreditor. E qka ndodhë sot bankat komerciale në Kosovë sot kur marrin linja kreditore jashtë për të kreditu ekonominë e Kosovës qytetarët e Kosovës, ne sot pagujmë ndoshta 1.5 deri në 2 përqind më shtrenjtë kreditë që i marrim për shkak të neglizhencës së këtyre, qe katër vjetë që nuk e kryjnë vlerësimin kreditorë. Sepse vlerësimi kreditor ta jep një pasqyrë të aftësisë tanë për me i kthy borxhet. Jam i bindur që Kosova aftësinë për të ktjy borzhe e ka të krahasueshme me Shqipërinë me Malin e Zi, me vendet e tjera në rajon edhe në Evropë me vendet e Evropës qëndrore.Ndoshta sepse janë konsolidu institucionet, është gabim i madh pse nuk po bëhen gjithë këto punë”, ka thënë Hoti.

Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria Kurti në tre vitet e qeverisjes së saj nuk ka bërë asnjë zhvillim për ta rritur ekonominë e Kosovës.

Hoti ndër tjera ka shtuar se sot ekonomisë së Kosovës në tri vitete të qeverisjes së tyre i mungojnë 800 deri ne 1 miliard euro investime publike, nëse e krahason atë që ka qenë e planifikuar për të investuar në buxhet dhe atë që realisht është investuar gjatë këtyre viteve.

”E katërta del te investimet publike, këto janë shumë të rëndësishme për ekonominë. Sot ekonomisë së Kosovës në tri vitete të qeverisjes së tyre i mungojnë 800 deri ne 1 miliard euro investime publike, nëse e krahason atë që ka qenë e planifikuar për të investuar në buxhet dhe atë që realisht është investuar gjatë këtyre viteve. Si mundesh me kuptu kur investimet kapitale të vitit 2023 janë aq sa kanë qenë në vitin 2017 kur buxheti është dukshëm më i madh. Dhe çfaë ka ndodhur ka rënë pjesëmarrja e investimeve kapitale në buxhetin total prej 22-23% sa ka qenë në 12-13-14%, në anën tjetër subvencionet kanë shkuar në mbi 1 miliard euro, pra nuk ka zhvillim s’mundet me pasë zhvillim me këtë qasje”, ka thënë Hoti.

Go to TOP