Kosova

Hoti: Si LDK u vonuam në veprime ndaj kësaj qeverie, para se të acaroheshin raportet me SHBA’në

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka shkruar pas intervistës së të dërguarit special të Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.

Hoti tha se mesazhet kryesore të Grenellit i kanë rrëzuar konspiracionet e marra që kanë qarkulluar tash e sa kohë.

Ai thotë se qeverinë e re e presin vendime të shpejta, të qarta, që ri-vendosin partneritetin tonë me SHBA-të dhe BE-në.

Sipas Hotit, LDK “u vonua” në veprime ndaj qeverisë, para se, siç ka thënë ai, të acaroheshin raportet me SHBA’në.

Ky është postimi i tij:

Mesazhet kryesore nga Emisari Special per Kosove qe i rrezojne konspiracionet e marra qe kane qarkulluar tash e sa kohe:
》Jo shkembin te territoreve.
》 Heqje e menjehershme e takses.
》 Projekte ekonomike qe sigurojne prosperitet per gjithe rajonin.
》 BE dhe SHBA jane bashke ne kete qasje.

Si LDK u vonuam ne veprime ndaj kesaj Qeverie para se te bllokoheshin fondet e MCC-se dhe te acaroheshin raportet e Qeverise se Kosoves me SHBA.

Qeverine e re e presin vendime te shpejta, te qarta, qe ri-vendosin partneritetin tone me SHBA dhe BE.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.