Kosova

Hoti, shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Rama për vdekjen e nënës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka shprehur ngushëllime homologut të tij shqiptar Edi Rama për ndarjen nga jeta të nënës së tij.

Hoti ka thënë se lajmin për vdekjen e nënës së kryeministrit Rama e ka pranuar me dhimbje dhe në emër të tij dhe të qeverisë së Kosovës i ka shprehur ngushëllime.

 “Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama! Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Rama, familjes dhe gjithë të afërmve për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, ka shkruar Hoti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483