Kosova

Hoti shpalos çështjet që diskutohen në mbledhjen e përbashkët të qeverive Kosovë – Maqedoni e V.

Kryeministri Avdullah Hoti ka treguar për çështjet që do të diskutohen në mbledhjen e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut.

Hoti në Facebook ka shkruar se me kryeministrin Zaev u dakorduan mbi, “pikën e përbashkët kufitare, ku lidhet autostrada Prishtinë-Shkup, gazsjellësin Shkup-Prishtinë, rrugën Prizren-Tetovë, qendër të përbashkët skijimi”.

Dy ditë më parë, Hoti ka qëndruar në vizitë në Maqedoninë e Veriut, nga ku përveç tjerash ka marrë mbështetjen e kryeministrit Zoran Zaev për procesin e dialogut me Serbinë.

Të dy u pajtuan se marrëdhëniet e mira mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut do të sillnin sukses për rajonin, ndërsa shtuan se posa të krijohen kushtet epidemiologjike do të zhvillonin mbledhjen e dy qeverive.