EKONOMI

Hoti: Qeveria Haradinaj e ka kthy në plaçkë buxhetin e Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se Ramush Haradinaj është më së paku Kryeministër pasi atë nuk e pyet askush më prej qeverisë.

“E kanë kthy krejt pasurinë e shtetit në plaçkë, buxheti po keqpërdoret në të gjitha drejtimet, vendimet e qeverisë për ndarjen e buxhetit janë skandaloze”, ka thënë Hoti.

Hoti ka vazhduar duke thënë se Haradinaj me sjelljet e tij i ka turpëruar qytetarët e Kosovës dhe miqtë ndërkombëtarë.

“Fundi juaj në politikë nuk do të jetë i lavdishëm. Gjatë këtij mandati ju e keni shpërfaqur ambiciet e juaja jo të pastra për të qeverisur me Kosovën”, ka vazhduar Hoti.

Deputeti Hoti ka thënë se Haradinaj është i fuqishëm për të sharë, fyer e për të larguar gra nga foltorja por është i pafuqishëm për të vepruar për shkak të pazarit të turpshëm për krijimin e qeverisë.