Kosova

Hoti/ Prioritet i qeverisë së ardhshme është miqësia e dëmtuar me SHBA’në

Kandidati i propozuar për kryeministër nga kryesia e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se prioritet i qeverisë së ardhshme është rikthimi i miqësisë me partnerët e dëmtuar, konkretisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Prioritet i kësaj qeverie rikthimi i miqësisë së dëmtuar me partnerët ndërkombëtar, veçanërisht me SHBA’në”, është shprehur Hoti.

Tutje, Hoti foli edhe për taksën. Ai tha se taksa është hequr, por pa asnjë përfitim.

“Taksa është hequr, por pa asnjë përfitim. Janë vendosur disa masa gjysmake të reciprocitetit por do të hiqen në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar. As tarifa dhe as masat e reciprocitetit nuk i shërbejnë Kosovës nëse nuk e kanë mbështetjen e partnerëve ndërkombëtar. Neve na është kërkaur që me këta partnerë të punojmë që të avancojmë në procesin e dialogut”, thotë Hoti.

Në fund, Hoti tregoi se pas pandemisë do të kemi rënie ekonomike, e zhvillimi ekonomik për qeverinë e re do të jetë qenësore.

“Ne jemi parti e djathtë, pas pandemisë pjesa e zhvillimit ekonomik do të jetë qenësore sepse do të kemi një rënie të paprecedent të ekonomisë, diku rreth 5%”, përfundoi Hoti.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.