Kosova

Hoti: Po bëjmë rishikimin funksional të rrjetit të misioneve diplomatike

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Avdullah Hoti sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryetaren e Kuvendit, njëherësh Ushtruese e Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, të cilës i ka uruar shërim të shpejtë.

Kryeministri Hoti e ka njoftuar znj. Osmani se, Qeveria e Republikës së Kosovës do të përmbyllë së shpejti analizën e rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike të Kosovës. Mbi bazën e kësaj analize, do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme: (1) për të siguruar funksionim efikas të misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës; dhe (2) përbërja e misioneve diplomatike të jetë në përputhje me ligjin/Kosova.info/