SPORT

Hoti për sportistët e Kosovës në “Tokyo 2020”: Jam i sigurt se do të kthehen me medalje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, u ka uruar suksese sportistëve të Kosovës në “Tokyo 2020” duke u shprehur i sigurt se të njëjtit do të kthehen me medalje.

“Ndjenjë krenarie të shohësh flamurin e Republikës së Kosovës krahas flamujve të tjerë në këto lojëra”, është shprehur Hoti në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se Kosova do të prezantohet me 11 sportistë në Olimpiadën “Tokyo 2020”.