Kosova

Hoti: Në Berlin të mbyllet ideja e korrigjimit të kufijve

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, shpreson se në Samitin e Berlinit do të mbyllet si ide plani i mbrapshtë për korrigjimin e kufijve.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosovës i duhet një marrëveshje me Serbinë që e bën përgjithmonë të pamundshëm konfliktin mes dy shteteve.

Postimi i plotë i Hotit:

“Samiti i Berlinit eshte ngjarje me rendesi per te filluar nje dinamike te re drejt normalizimit te marrëdhenieve ndërshteterore ne gjithe Ballkanin Perendimor.

Duke e ditur qendrimin e Gjermanise lidhur me dialogun ne mes te Kosoves dhe Serbise, besoj se plani i mbrapshte per korrigjim te kufijve do te mbyllet si ide.

Neve na duhet nje marreveshje me Serbine qe e bene pergjithmone te pamundshem konfliktin ne mes te dy shteteve, siguron njohjen reciproke dhe Serbia merre pergjegjesine per krimet e bera ne Kosove.

Duke e korrigjuar i kufirit nuk sigurohet nje marreveshje e tille”(sic.), ka shkruar Hoti.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.