Kosova

Hoti me akuza ndaj Thaçit: Ai ka bërë presion që të nënshkruhej kontrata me Z-Mobile

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti në seancën e jashtëzakonshme për Telekomin e Kosovës, tha se Kuvendi për herë të dytë sot po debaton për këtë kompani.

Hoti tha se më 12 korrik 2018 ky Kuvend i ka kërkuar Qeverisë për marrjen e masave të nevojshme për të nxjerr Telekomin nga gjendja e rëndë financiare.

Ai tha se në atë rezolutë është kërkuar jo më shumë, vetëm për ta zbatuar ligjin për ndërmarrjet publike dhe të anulojë çdo vendim që bie ndesh me këtë ligj.

oti tha se kriza është thelluar, përkundrazi, është rritë punësimi mbi baza të pastra nepotiste dhe politike. Po ashtu sipas tij, auditimi nuk është bërë dhe kryeministri nuk ka raportuar për këtë çështje në Kuvend.

“Pse po falimenton sot Telekomi? E para Telekomi nuk është duke falimentuar se nuk ka treg, Telekomi po falimenton për shkak të kontratave të dëmshme me kompani private që po shfrytëzojnë Telekomin pa asnjë kriter ekonomik dhe të përfitimit të ndërsjellë. Këto kontrata janë bërë për të shkatërruar Telekomin dhe për të fituar grupe të caktuara. Kontrata me Z-mobile, me zero investime nga kjo kompani, i ka sjellë Z-mobile mbi 100 milionë euro të ardhura. Një ish drejtor i Telekomit, ka deklaruar publikisht se ish kryeministri Thaçi, i ka bërë presion për të nënshkruar këtë kontratë”, tha Hoti.

Ai ka tregua se si ka operuar Telekomi në dhjetë vitet e fundit. Në vitin 2007, statistikat nga Telekomi tregojnë që ka pasur fitim 182 milionë, ndërkaq në vitin 2017 ka deklaruar humbje 13.8 milionë euro. Sipas Hotit, gjatë viteve 2007-2017 ndërkohë që të hyrat ishin në rënie, shpenzimet për paga dhe marketing ishin në rritje që është kundër çfarëdo logjike ekonomike.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.