Kosova

Hoti: Kujdes maksimal që të evitojmë mbylljen totale

Kujdes maksimal dhe solidaritet i plotë duhet të ketë te qytetarët e Kosovës për të parandaluar një mbyllje totale të re, ka thënë kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook të dielën në mëngjes.

Teksa ka paralajmëruar për një valë të re të COVID-19, Hoti ka thënë se institucionet e Kosovës po bëjnë veprimet e nevojshme për t’u përballur me rritjen e rasteve.

Ai ka treguar se Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë planin për aktivizimin e shtretërve shtesë në Prishtinë dhe spitale regjionale si dhe është bërë plani për rishpërndarjen e stafit mjekësor sipas nevojës.

Hoti ka shtuar se janë rritur kapacitetet testuese, ndërsa, edhe një herë, ka paralajmëruar se testimi do të decentralizohet në regjione, teksa ka thënë se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka ngritur struktura rajonale për të identifikuar vatrat infektive.

Sipas Hotit, në shkolla ka kontroll të shtuar.

Ai ka thënë se po rishikohen listat e vendeve me rrezik për të parandaluar udhëtimin nga ato vende.

Sipas kryeministrit janë aktivizuar inspektoratet për të mbikëqyrë zbatimin e masave.

“…Por, na duhet të tregojmë kujdes maksimal në punë, në shkollë, në biznes, në rrugë dhe në çdo aktivitet ku ka grumbullim të njerëzve. Duhet të kemi mirëkuptim për të evituar të gjitha tubimet publike të çfarëdo natyre, ashtu siç rekomandohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKShPK”, ka thënë në fund ai.

Në Kosovë, në javën e fundit është rritur për gati 300 shifra e rasteve aktive me COVID-19. Deri tash janë regjistruar 16754 raste pozitive e 652 prej tyre kanë humbur betejën me virusin.

Kujdes maksimal për ta përballuar valën e dytë të covid-19Evropa dhe vendet e rajonit tanimë janë përfshirë nga vala e…

Slået op af Avdullah HotiSøndag den 18. oktober 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.