Kosova

Hoti: Kemi porositur sasinë më të madhe të vaksinave prej 1.85 milionë doza

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ka porositur sasinë më të madhe të vaksinave prej 1.85 milionë doza.

Sipas tij, këto nuk janë vaksina ruse, por të sigurta.

“Kemi porositur sasinë më të madhe të vaksinave prej 1.85 mil doza, jo vaksina ruse, por të sigurta (grafiku nga “Evropa e Lirë”)”.

“Kemi siguruar 40 mil euro për vaksina që vijnë në shkurt”.

“Kemi përgatitur Strategjinë e Imunizimit, me prioritetet për vaksinim, duke nisur nga stafi shëndetësorë, të sëmurët kronik, dhe mandej nga moshat më të vjetra”.

“Vetëm me punë, pa zhurmë, vazhdojmë qeverisjen”.

Shifra dhe fakte: ■ Kemi porositur sasinë më të madhe të vaksinave prej 1.85 mil doza, jo vaksina ruse, por të sigurta…

Posted by Avdullah Hoti on E Diele, 17 Janar 2021