KULTURË

Hoti: Jam thellësisht i tronditur nga kumti i zi i shkuarjes në amshim të poetit Ramadan Musliu

Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti, u ka shprehur ngushëllime miqve dhe familjarëve të “poetit, kritikut e publicistit” Ramadan Musliu – shkruan Kosova.info

Këtë postim kryeministri e ka bërë me rastin e vdekjes Musliut, i cili ndërroi jetë në moshën 66 vjeçare.

Ky është postimi i plotë i Hotit:

Musliu ka ndërruar jetë. Lajmin e ka bërë të ditur shkrimtari Jusuf Buxhovi, i cili Musliun përtej miqësisë e kishte pasur edhe redaktor.

“Lamtumirë miku im, Ramadan Musliu. Kultura jonë mbeti pa krijuesin dhe intelektualin e madh. Ndërsa vepra ime mbeti pa redaktorin dhe mentorin e fjalës së fundit…”, ka shkruar Buxhovi në profilin e tij në Facebook.

Ramadan Musliu ka lindur në Beguncë të Vitisë më 31 maj 1954, për të mbetur një emër që do të kujtohet gjatë për kontributin kulturor të vendit.

Ai ishte student i Gjuhës dhe Letërsisë shqipe në Universitetin e Prishtinës, teksa vazhdoj edhe me studimet pasuniversitare në po këtë vatër.

Pati një veprimtari të begat, që nga mësimdhënësi e deri te gazetari i kulturës në “Rilindje”, nga anëtari i redaksisë së Revistës kulturore “Fjala” te redaktori dhe drejtuesi i të përditshmes “Rilindja” si botim i Tiranës dhe revistës letrare “Kalendari letrar”.