Kosova

Hoti i siguron Bella se do të përkujdeset për stabilitetin financiar të vendit

Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, ka pritur sot një ekip të FMN-së të udhëhequr nga z. Gabriel Di Bella, Shef i Misionit të FMN-së për Kosovën.

Gjatë këtij takimi, Zëvendëskryeministri i parë Hoti informoi përfaqësuesit e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi zhvillimet ekonomike dhe politike në vend.

Po ashtu, temë bisede ishin edhe çështjet fiskale dhe përgatitjet e vazhdueshme për buxhetin e vitit 2020. Zëvendëskryeministri Hoti siguroi z. Di Bella se Qeveria do të përkujdeset për stabilitetin financiar të vendit.

Nga ana e tij, z. Di Bella  përgëzoi z. Hoti për emërimin e tij si Zëvendëskryeministër, diskutoi punën e përbashkët në vijim, si dhe vlerësoi bashkëpunimin e madh mes Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.