Kosova

Hoti Haradinajt: Nuk ka nevojë për Konferencë për Kosovën, as të brendshme e as të jashtme

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj një deklarate të fundit të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Përmes një konference për shtyp, Haradinaj ka propozuar që të mbahet një Konferencë për Kosovën në Prishtinë, ku do të merrnin pjesë prijësit e partive politike dhe përfaqësuesit e ShBA-së dhe BE-së.

E lidhur me këtë, Hoti ka thënë se Kosova ka institucione legjitime të dala nga zgjedhjet demokratike të 6 tetorit, të cilat sipas tij, bartin përgjegjësitë kushtetuese, përfshirë edhe dialogun me vendin fqinj Serbinë.

“Nuk ka nevojë për asnjë konferencë për këtë qëllim, të brendshme as të jashtme. Duhet vetëm ushtrim i përgjegjësive kushtetuese nga secili. Kryeministri duhet të marrë përsipër dialogun ashtu siç e definon edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Presidenti duhet të qëndrojë brenda kompetencave të veta kushtetuese”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Gjithashtu, ai ka thënë se “Kuvendi duhet të kërkojë transparencë në këtë proces dhe të mbikëqyrë procesin duke ftuar Kryeministrin në raportim të rregullt, por edhe duke nxjerrë rezoluta nëse e sheh të nevojshme të shpreh qëndrimin e vetë për të kornizuar me qartë dialogun”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.