Kosova

Hoti: Guximi për ta thënë të vërtetën edhe nëse rrezikohet jeta, amanet i Enver Malokut

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, me rastin e shënimit të 20 vjetorit të vdekjes së Enver Malokut i ka përmendur disa nga vlerat e lëna amanet prej tij, shkruan Kosova.info.

“Guximi për ta thënë të vërtetën edhe nëse të rrezikohet jeta, toleranca dhe bashkëpunimi për të punuar institucinalisht dhe besimi i palëkundur se Kosova do të bëhet shtet i lirë dhe demokratik, janë vlera të lëna amanet nga jeta dhe vepra e heroit Enver Maloku. Lavdi”, ka shkruar Hoti.