SPORT

Hoti/ E kujtojmë me nderim legjendën e futbollit të Kosovës Fadil Vokrri

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti e ka kujtuar sot legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, në ditëlindjen e këtij të fundit.

Hoti e ka konsideruar kryetarin e ndjerë të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe futbollistin më të mirë të të gjitha kohëve në vendin tonë si njeriun më meritor në ndërkombëtarizimin e futbollit kosovar.

“Sot, në ditëlindjen e tij, e kujtojmë me nderim të përhershëm legjendën e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, njeriun më meritor për anëtarësimin e FFK-së në UEFA dhe në FIFA!”, ka shkruar Hoti.

Fadil Vokrri ishte lindur më 23 korrik të vitit 1960.

Ai kishte ndërruar jetë dy vjet më parë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.