Kosova

Hoti e krahason LDK me skuadrën angleze Liverpool

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e ka krahasuar LDK me ekipin e Liverpool-it, duke thënë se të dyja janë të qëndrueshme me themele të forta.

Hoti këto komente i bëri pas inaugurimit të stadiumit të klubit të futbollit “2 Korriku”.

“Nëse doni me bë paralele me Liverpool-in, kështu është puna. Sikur Liverpool-i që nuk është ekip i sezoneve të caktuar, por ekip që i ka një shekull dhe është i qëndrueshëm”, tha ai. Ndërkaq, pas komentit të gazetares se Liverpool-it kohëve të fundit i ka ra nami, Hoti tha se “Është ekip i qëndrueshëm, ka themele të forta”.