Kosova

Hoti: E gjithë ajo kauzë e Haradinajt, vetëm për t’u bërë kryeministër

Ish-kandidati i LDK-së për kryeministër në një intervistë për Rubikon të KTV-së e vlerësoi Qeverinë Haradinaj si “5 muajt më të dobët qeverisës”.

Çdo marrëveshje e cilësoi si të dëmshme për vendin dhe qytetarët e saj.

Për kryeministrin Haradinaj, Avdullah Hoti tha se ndryshoi qëndrime dhe se e gjithë kauza e tij ishte për t’u bërë kryeministër.

“E gjithë ajo kauzë e tij ka qenë për tu bërë kryeministër. E realizoj dhe kauza e tij u zhvesh. Po e shohin të gjithë njerëzit se çka në fakt ka pas brenda asaj sjellje”, ka thënë shefi i GP të LDK-së.