Kosova

Hoti: Do ta respektojë Andinin për hir të babait të tij

Gjatë ditës së sotme shefi i Grupit i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka bërë një shkrim për shfrytëzimin e mjeteve nga ana e Qeverisë që po shkojnë në rrugë jo të duhur, shkruan Kosova.info.

Për këtë shkrim reagoi deputeti i PDK-së, Andin Hoti duke i thënë se Hoti ka ardhur në një pikë që tashmë deklaratat e tij nuk po merren seriozisht.

E kjo deklaratë nuk kaloi pa rënë në sytë e Avdullah Hotit, i cili tha se do ta respektojë Andinin për hir të babait të tij.  

 “Gjuhen qe Andini po e perdor ndaj meje une nuk mund ta perdor ndaj tij. Andini eshte djali i nje njeriu te madh te Kosoves dhe te Rahovecit. Per hire te babes se tij, une do ta ruaj respektin per Andinin dhe do ta kursej”, ka shkruar Hoti