Kosova

Hoti dhe Risi vizitojnë ShSKUK-në, bisedojnë për ndihmën italiane

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti bashkë me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando dhe komandantin e KFOR-it, Michele Risi kanë vizituar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa kanë folur për masat për parandalimin dhe luftimin e COVID-19.

Kryeministri Hoti tha se gjatë javëve të fundit shifrat kanë rënë, por që siç tha ai kjo nuk do të thotë që duhet të lirohen nga puna e përditshme që kanë për luftimin e pandemisë.

Ai po ashtu theksoi se me fillimin e vitit shkollor, mund të shfaqet dhe rrezikshmëria e përhapjes së virusit.

“Kishim një takim me drejtori e ShSKUK-së dhe drejtorët e Klinikave për të diskutuar për situatën në të cilën po kalojmë. Është lajm shumë i mirë që shifrat kanë ra gjatë javëve të fundit dhe përgëzoj drejtorin, ministrinë, drejtorët e klinikave, etj. Por kjo nuk na liron nga puna e përditshme që duhet të bëjmë, duhet të jemi shumë të kujdesshëm në rishikimin e masave që janë propozuar nga MSH-ja dhe IKShPK-ja. Ka filluar dhe mësimi në shkolla dhe kjo rrit rrezikun që virusi të përhapet andaj duhet të jemi të kujdesshëm. Edhe për tu përgatitur për vjeshtë sepse vala e dytë e pandemisë veçse ka filluar në shumicën e vendeve të Evropës”, ka thënë Hoti.

Hoti tha se një ekip i mjekëve të Italisë kanë qëndruar disa ditë në Kosovë. Ai u shpreh se mjekët që kanë qëndruar me kolegët e tyre në Kosovë kanë bërë një vlerësim përmbajtësore të situatës.

Hoti po ashtu theksoi se KFOR-i ka dëshmuar që është në mbështetje të qytetarëve të Kosovës edhe gjatë pandemisë.

“Një ekip i mjekëve të Italisë kanë qëndruar në Kosovë që disa ditë. Falënderoj KFOR-in për bashkëpunimin që kemi pasur gjatë kësaj periudhe. KFOR-i ka dëshmuar që është në mbështetje të qytetarëve të Kosovës, por edhe gjatë pandemisë. Mjekët që kanë qëndruar me kolegët e tyre në Kosovë kanë bërë një vlerësim përmbajtësore. Siç e dini Italia ka qenë shumë e prekur nga kjo pandemi qysh në javët e para. Do të jemi ekstrem të kujdesshëm në masat që do të ndërmarrim në javët e ardhshme në menaxhimin e pandemisë”, ka thënë kryeministri Hoti.

Ambasadori italian, Nicola Orlando gjatë vizitës që ia bëri Shërbimit Spitalor të Kosovës (ShSKUK) theksoi se prezenca e ekipit mjekësor italian në Kosovë është shembull i bashkëpunimit mes Italisë dhe Kosovës.

Ai tha se misioni i mjekëve italian që po e bëjnë në Kosovë është një mision i madh që ata e kanë bërë jashtë vendit gjatë pandemisë.

“Prezenca e ekipit mjekësor italian është shembull i bashkëpunimit me Italisë dhe Kosovës. Misioni i mjekëve italian këtu është misioni më i madh që Italia po e bën jashtë vendit gjatë pandemisë. Është nder dhe kënaqësi që të bashkëpunojmë si me institucionet e vendit po ashtu dhe me popullatën. Siç tha kryeministri sfida nuk ka mbaruar”, ka thënë ambasadori i Italisë në Kosovë, Orlando.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.