Kosova

Hoti: Çfarë problemi kanë Kurti e VV’ja që ta votojnë një kandidat të LDK’së për president?

Zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur për bisedimet mes partisë së tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e qeverisë së ardhshme të vendit, të cilat kanë ngecur për shkak të mospajtimeve për postin e presidentit të ardhshëm.

Hoti ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se LDK’ja ka propozuar figura të respektuara për postin e presidentit, duke thënë se s’do t’i ulë standardet e saj.

“Nëse Lidhja Demokratike e Kosovës është e gatshme të hyjë në koalicion ku votohet kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, për kryeministër të vendit, çfarë problemi kanë Kurti e VV’ja që nesër të votojnë një kandidat që propozohet nga LDK’ja për president?”, ka pyetur Hoti.

Megjithatë, Hoti ka thënë se LDK’ja s’është që e ka të garantuar postin e presidentit. /Express/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.