Kosova

Hoti: Asnjë detyrë shtetërore nuk do të ndikohet nga zhvillimet politike

Zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook ka thënë se asnjë detyrë shtetërore-institucionale nuk do të ndikohet nga zhvillimet politike.

“Në këtë situatë, kur kemi drojë për shëndetin e familjarëve, miqve dhe gjithë të tjerëve, e kalojmë me solidaritet dhe lutje tek zoti”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ai garanton që përplasjet e fundit ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së nuk do të ndikojnë në luftën ndaj koronavirusit.

“Nuk dua t’iu ngarkoj me zhvillimet politike. Por, ju garantoj se kjo qeveri me LDK-në brenda saj, për aq kohë sa do të zgjasë, do jetë në krye të detyrës për t’u përballur me situatën. Asnjë detyrë shtetërore-institucionale nuk do të ndikohet nga zhvillimet politike”, ka shkruar Hoti.

Ai ka shtuar se liderët botërorë, si Merkel e Trump, kanë dhënë mesazhe alarmante, jo për panik, por për vetëdijesim, duke iu treguar qytetarëve të vërtetën për rrezikun që ata të respektojnë udhëzimet shëndetësore.

Hoti ka bërë thirrje që të qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

“Ky ka qenë qëllimi i mesazheve të secilit nga ne, edhe i z.Veliu. Ky është edhe mesazhi im sot – gjendja mund të bëhet alarmante. Do të jemi në kontakt tërë kohën për të ndarë barrën me secilën familje. Qëndroni në shtëpi, përveç kur është e domosdoshme të dilni. Kur të ktheheni, dezinfektoni rrobat dhe gjërat që sillni në shtëpi. Rrugë tjetër nuk ka për të kaluar këtë pandemi”, ka shkruar Hoti. “Të lutemi së bashku që ta kalojmë këtë situatë sa më parë dhe të shihemi në punë e në ballafaqime tona të zakonshme, që janë pjesë e jetës normale dhe zhvillimeve demokratike”.

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//ashoupsu.com/4/3473483