HOROSKOPI

Horoskopi i të premtes/ Të mira e të këqija, kështu mbyllet muaji për …

Dashi-Për pjesën më të madhe të atyre që janë në çift gjërat do shkojnë me së miri. Disa të tjerë mund të debatojnë për disa gjëra të lëna pezull prej kohësh. Kujdes! Disa shpenzime të nevojshme dhe të papritura do ua tronditin pak planin financiar. Tregohuni shumë të kujdesshëm dhe te matur.

Demi-Gjatë kësaj dite do kaloni momente të mrekullueshme me atë që keni në krah dhe do përjetoni emocione pa fund. Shfrytëzojeni sa të mundni ditën dhe mos harroni t’i shprehni sa të mundni ndjenjat dhe emocionet. Në sektorin financiar nuk duhet të merrni vendime të nxituara që do iu sillnin probleme.

Binjakët-Jeta juaj në çift edhe pse do dominohet nga rutina, do jetë në ekuilibër. Nuk do keni debate apo probleme. Ka mundësi që ata që kanë pasur mosmarrëveshje të afrohen pranë atij që duan. Merkuri do influencoje financat. Menaxhojeni me shumë kujdes buxhetin që të mos keni surpriza.

Gaforrja-Atmosfera në çift do jetë elektrizuese nesër. Nuk këshillohet të merrni vendime sepse do bënit gabime të pandreqshme.Në aspektin profesional do keni takime të cilat pas pak kohësh do ndryshojën shumë gjëra jo vetëm në aspektin e profesionit por dhe në jetën tuaj.

Luani-Jeta juaj në çift pritet të jetë më e mirë sesa ju mendonit. Do kaloni disa orë të mrekullueshme dhe harmonia do të mbretërojë. Mos vini prita, por tregohuni sa me të hapur për cdo problem që mund të keni, zgjidhja e tyre bëhet më e lehtë kur jeni dy veta.

Virgjëresha-Do e keni të vështirë nesër ta analizoni me objektivizëm mardhëniet me kolegët e punës. Do iu mungojë kthjelltësia por do keni një takim vendimtar i cili do mund të ndryshojë përgjithmonë jetën tuaj. Edhe financat nuk do jenë të këqija. Ka shumë gjasa që ato të përmirësohen dhe ju të bëni disa shpenzime të menduara prej kohësh.

Peshorja-Ditë e qetë e nesërmja shfrytëzojeni për të reflektuar për të ardhmen. Ata që kanë pasur probleme duhet të mundohen t’i zgjidhin. Për financat do jetë një ditë jo ndryshe nga të tjerat. Mos shpenzoni shumë por hiqni ndonjë lek mënjanë.

Akrepi-Falë mbështetjes që do keni nga të gjithë miqtë tuaj do e kaloni komplet zymtesine e ketyre ditëve. U be kohë që jeni mbyllur në vetvete dhe mendoni vec për punen. Për një cast harroni gjithcka dhe argetohuni. Mos harro se jetën e jetojmë vetem një herë.

Shigjetari-Do tregoheni më të hapur dhe të disponueshem ndaj gjithckaje nesër. Do jeni më të motivuar dhe do mendoni më shumë për të ardhmen.Ky pozitivitet do ju bëjë që të bini në sy për mirë jo vetëm nga miqtë tuaj por dhe nga shefat. Bëni pak më shumë durim dhe do dilni të fituar.

Bricjapi-Për disa prej atyre që janë në një lidhje dita do jetë e vështirë dhe me probleme. Mos e humbni ne asnjë moment komunikimin më partnerin. Kujdes me operacionet e mëdha financiare. Situata nuk është shumë e qëndrueshme që ju të merrni vendime.

Ujori-Lumturia do të mbizotërojë në jetën e çifteve. Vazhdoni të tregoheni tolerantë dhe të bëni disa lëshime të vogla dhe do e shihni që ambienti do ngrohet më tepër. Për sa iu përket financave do keni fat. Gjithsesi kjo nuk do të thotë që iu të hidheni menjëherë në detin e shpenzimeve.

Peshqit-Mjedisi yjor do sjellë një rizgjim të pasionit gjatë kësaj dite. Do ndiheni mjaft mirë dhe do i shprehni më tepër ato që keni në zemër. Në aspektin profesional do keni një takim interesant i cili do ua ndryshojë njëherë e përgjithmonë vijimësinë e jetës. Dielli do iu ndihmojë të merrni një vendim të rëndësishëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483