SPORT

Holyfield zbulon se si Tyson e kafshoi atë edhe ai ka kafshuar dikë tjetër në ring

Evander Holyfield ka zbuluar se Mike Tyson që e kafshoi shumë vite më parë në vesh, të njëjtën gjë e kishte bërë edhe ai në ring.

Në vitin 1997, Tyson dhe Holyfield që kishin një rimeç më pas – Iron Mike e humbi titullin WBA në peshat e rënda.

Meçi i parë që kishte zgjatur deri ën 11 raunde, gjersa Evander e kishte fituar përballjen me nokaut teknik.

Ishte raundi i tretë i përballjes së dytë kur Tyson e kishte kafshuar Holyfieldin në vesh, për ta humbur kështu menjëherë takimin dhe brezin e kampionit të peshave të rënda.

Holyfield ka zbuluar se ai kishte bërë të njëjtin krim në ring si Tyson, por që nuk ishte parë në televizor.

“Personat vazhdojnë të më pyesin: Si mund ta falësh dikë që ka bërë këtë gjë’ (kafshimin e veshit)?”, ka thënë 57-vjeçari.

“Unë them, çdo gjë që ka ndodhur në njëfarë pike, në një nivel edhe unë e kam bërë”.

“Mike të lutem, unë kam kafshuar po ashtu dikë në ring – vetëm se nuk ishte shfaqur në televizor”.

“Kam kafshuar një kundërshtar në ring. Ai më rrëzoi mua dhe nuk isha i vetëdijshëm çfarë të bëja tutje dhe ju do të kafshonit”, ka thënë më tej Holyfield.

Boksieri legjenda nuk ka dashur të zbulojë emrin e kundërshtarit, por që ka zbuluar se edhe ai ka kafshuar në ring. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.