Bota

Holandë/ Konfirmohen dy raste të gripit të shpendëve

Fermerët në Holandë kanë marrë urdhër që t’i mbajnë të gjithë zogjtë brenda fermave të pulave pasi që shteti holandez konfirmoi dy raste të reja me gripin e shpendëve, H5N8.

Pulat në të gjithë vendin janë izoluar si pasojë e dy mjellmave të ngordhura që rezultuan me gripin e shpendëve.

Sipas Parool Wim de Wit, ferma e të cilit është në Kockengen, afër Utrechtit, gjeti shtatë zogj të ngordhur dhe dy u konfirmuan se ishin infektuar me gripin e shpendëve.

Tani qeveria holandeze ka urdhëruar që të gjitha pulat e fermës të mbahen brenda, përfshirë pulat, gjelat e detit, rosat dhe zogjtë, dhe ky rregull vlen për të gjitha shpendët.

Ekspertët e Ministrisë së Bujqësisë mendojnë se virusi erdhi në Holandë nga zogjtë e Rusisë dhe Kazakistanit si pasojë e migracionit.

Ekspertët gjithashtu janë të shqetësuar se zogjtë e ujit po jetojnë në grupe në këtë kohë të vitit dhe virusi mund të përhapet shpejt, duke rrezikuar që infeksioni të kalojë te shpezët që tregtohen.

Gripi i shpendëve zakonisht në Holandë vjen si pasojë e migrimit të zogjve nga Siberia, por mendohet se është e pazakontë të gjesh virusin në këto mjellma, sepse është ende herët. Vendi ka pësuar shpërthime serioze të virusit të shpendëve gjatë vitit 2016, me ç’rast ishin shënuar humbje prej 300 milion eurosh, shkruan DutchNews, transmeton Express/ Përktheu: Njomza Arifi